Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, deklaroi se kur ka dhënë dorëheqje nga ky post, ka thënë se po largohet për shkak se mund të punojë më shumë për Kosovën si jo-ministër për shkak të, siç tha, situatës së përgjithshme që është.
Duke iu referuar vizitave të tij të shpeshta në Kosovë, ai shprehet se kjo nuk është hera e parë që po vjen shpesh në vendin tonë.
“Unë jam argat i Kosovës kudo që të jem, pavarësisht se kush është në politikë, pavarësisht kush është udhëheqës. Motivi nuk ka rënë për ta ndihmuar Kosovën në shëndetësi”, deklaroi Latifi në një intervistë në Klan Kosova