Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Me fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, sot ai u takua me njerëzit që e rriten dhe e edukuan, shkruan IndeksOnline.
Koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët do të mbajnë tubimin e fushatës nesër, ndërkaq Latifi sot u takua me më të dashurit e tij, babain dhe axhallarët.
“Fushatën po e filloj me njerëzit që më kanë rritur e edukuar, më janë gjendur pranë gjithmonë e më kanë mësuar si duhet familja e atdheu, me babain, Malushin, si dhe me axhallarët, haxhi Ramizin, axhën Latë e axhën Dalif.
Faleminderit për përkrahjen!”, shkroi ai në Facebook.