Ilir Latifi gjithmonë ka dashur të luftojë kundër amerikanit Derrick Lewis, dhe atij tashmë i është plotësuar dëshira, shkruajnë mediumet e huaja të enjten.
Meçi kryesor i ngjarjes “UFC 247”, që do të mbahet të dielën në Houston, do të jetë ai i peshës së rëndë ndërmjet Laitifit dhe Lewisit.
Forma e Latifit ishte e dobët dhe nuk ishte as në 10 më të mirët e peshës së mesme, ndërsa Derrick Lewis është në pesë më të mirët e peshave të rënda.
Latifi thotë se nuk ka mundur ta refuzojë një përballje me Lewisin, andaj është ngjitur në një kategori më të rëndë.
“Kam menduar se do të jetë shumë interesante që të kemi një luftë në UFC ku do të përballeshin luftëtari më i gjatë me luftëtarin më të shkurtër. Unë isha prej më të shkurtërve në kategorinë gjysmë të rëndë, kurse tani do të jem edhe më i shkurti në kategorinë e rëndë, por nuk e kam problem të ndeshem me kundërshtarë të mëdhenj.
Kështu që, me padurim pres luftën me Derrickun”, ka deklaruar Latifi për “The Athletic”. “Derricku është një kundërshtar shumë i fortë dhe gjithmonë kam dashur të përballem me të. Unë kurrë nuk ik nga meçet e forta, gjithmonë kam luftuar kundër më të mirëve”.GazetaExpress.