Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ,ka përkujtuar dëshmorët Skender Rexhepi – Hekuri dhe Fitim Duraku – Fita, për veprën dhe sakrificën e tyre, në 20 vjetorin e rënies së tyre, shkruan EkonomiaOnline.
“Sakrifica më sublime që një luftëtar mund ta bëjë për Atdheun është flijimi i jetës për liri!
Sot kujtuam djemtë tanë të zotë, dëshmorët Skender Rexhepi – Hekuri dhe Fitim Duraku – Fita, veprën, jetën dhe sakrificën e të cilëve e kujtuam me përulje dhe krenari në 20 vjetorin e rënies së tyre heroike!
Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Latifi