Latifi kundërshton marrëveshjen në fushën e arsimit ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Publicisti Blerim Latifi, ka kritikuar marrëveshjen ndërmjet presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Latifi ka thënë se praktikat e fudnit në arsim nga Turqia janë të dëmshme.

Postimi i plotë i tij:

Edi Rama paska bërë marrëveshje me Erdoganin edhe në fushën e arsimit dhe kulturës. Marrëveshje të tilla, zakonisht, përfshijnë edhe këmbime praktikash e përvojash.Ja disa praktika turke të kohëve të fundit në fushën e arsimit dhe kulturës: universitete të vëna nën kontrollin politik të Erdoganit, mijëra akademikë e profesorë të përjashtuar nga puna, sepse nuk mendojnë si Erdogani, mijëra studentë të burgosur, për të njëjtën arsye, survejime fetare të instituteve shkencore, mijëra intelektualë, artistë e shkrimtarë që u duhet ose të heshtin ose të largohen nga vendi, investime kolosale qeveritare në krijimin e frymës antisekulare dhe antimoderniste.Ja çfarë mund të përfitoj Shqipëria jonë e dashur nga marrëveshja e fundit Rama- Erdogan.

Të ngjashme