Latifi në letrën e dorëheqjes ka numëruar mangësitë në ministri dhe sistemin shëndetësor (Dokument)

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Pa bërë një vit si ministër i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti.

Në një pjesë të dokumentit të siguruar nga KlanKosova.tv., ai ka renditur të gjeturat për mbi 11 muaj, që përfshijnë parregullsitë e identifikuara sipas tij në sistemin shëndetësor, por edhe brenda ministrisë.

“Mungesa e profesionalizimit administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë të shtresuar ndër vite, që për rezultat ka sjellë keqmenaxhime të mëdha dhe procedura arkaike të dizajnuara për të penguar zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës, dhe menaxhim diktatorial i administratës që ka krijuar një atmosferë toksoike në raport me kabinetin tim”, thotë njëra nga pikat.

Pastaj sipas Latifit, ka mungesë të strategjisë themelore për zhvillim afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë si dhe mungesë të projekteve kapitale dhe infrastrukture spitalore”.

Në 13 të gjeturat përmendet edhe mungesa e aftësive menaxheriale në ShSKUK, që sipas tij ia pamundëson zhvillimin këtij institucioni.

“Buxheti i vogël dhe mungesa totale e projekteve kapitale për vitin 2022, ishte shembull i neglizhencës zhvillimore të shëndetësisë.

Këto janë 13 të gjeturat e Latifit në kohën sa e ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë:

Të ngjashme