Latifi në Turqi, viziton pacientët kosovarë që po trajtohen në spitalin e Ankarasë

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latfi, është duke qëndruar për vizitë në Turqi, ndërsa sot ka vizituar spitalin shtetëror të Ankarasë.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se ky spital ka kryer shërbime të ndryshme për shumë qytetarë të Kosovës. Latifi, gjatë kësaj vizite, e takoi qytetarin nga Kosova, respektivisht nga Peja, A.K., i cili kishte shkuar në atë spital për shërim.

Latifi i uroi shërim të shpejtë dhe falënderoi stafin shëndetësor të këtij spitali për kujdesin e treguar.

Ministri u njoftua me nikoqirët e spitalit me menaxhimin, punën, angazhimet dhe për kujdesin e lartë shëndetësor që ofrohet për pacientët që kërkojnë shërbime në këtë spital.

Ai u shpreh se është i gatshëm për bashkëpunim dhe se institucioni që drejton ai ka në qendër të shërbimit pacientin dhe se sukseset mund të arrihen vetëm me punë dhe angazhim./arbresh.info/

Të ngjashme