Profesori universitar, Blerim Latifi, tha se shumica e estradës janë të përdorur nga krimi i organizuar.
Për këtë ai thotë se duhet të shikohet luksi i tyre dhe pasuria.
“Një numër i caktuar janë të lidhur shumë me grupe kriminale. Shikoni luksin e tyre. Këngëtarët thonë se kanë koncerte. Gënjejnë. Nuk ka pasuri aq në Ksoovë sa të kenë atë pasuri. Shikoni pasurinë e tyre. Shikoni udhëtimet e tyre. Janë të lidhura ngushtë me grupe kriminale. Një pjesë e këtyre shërbejnë si logjistikë e grupeve kriminale. Ajo pasuri të cilën ata e shfaqin nuk ka gjasa të gjenerohet prej atij aktiviteti komercial. Nuk ka teori. Nuk ka gjasa”, tha ai./T7