Analisti politik Blerim Latifi permes një shkrimi në Facebook ka thënë se nëse qeveria e re do ti ketë pesë zëvendëskryeministra atëherë do të vazhdon avazi i vjetër i shpikjes së pozitave qeveritare për të kënaqur apetitet e njerëzve për pushtet
Postimi I plotë:
Po flitet se qeveria e re do t’i ketë së paku pesë zëvendëskryministra. Pra, po vazhdon avazi i vjetër i shpikjes së pozitave qeveritare për të kënaqur apetitet e njerëzve për pushtet. Edhe po të kërkojmë në të gjithë fjalorët politikë të botës, për këtë praktikë veç një term kemi me gjetë: korrupsion politik.