Latifi pret ta mbyllë vitin me fitore dhe t’i afrohet titullit

Prishtinë | 25 Dhj 2018 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Ilir Latifi shpreson të mbyllë vitin me stil dhe kështu të bëjë hapin e madh para drejt sigurimit të një lufte për titull në kategorinë gjysmë të rëndë të UFC-së, serisë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA).

Latifi do të luftojë në meçin e katërt më të rëndësishëm të ngjarjes UFC 232 që do të mbahet më 29 dhjetor në SHBA, shkruan sot Koha Ditore.

Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje të mbahet në Las Vegas, por është zhvendosur në Los Angeles, pasi njëri prej dy luftëtarëve kryesorë të mbrëmjes Jon Jones, po ka telashe me doping dhe kjo po ia pamundëson të paraqitet në Las Vegas, që ka rregulla më strikte.

Latifi është shqiptari i vetëm në UFC. Ai përballë do të ketë Corey Andersonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme