Latifi shpreh ngushëllime për vdekjen punëtorëve të QKMF-së në Gjakovë

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të Dr. Mentor Salihu dhe Skofiar Gjini, punëtorë të QKMF-Gjakovë, të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve.

“Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta”, thuhet në mesazhin e Ministrit Latifi drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit.

Të ngjashme