Latifi: Synojmë procesin e akreditimeve të programeve për mjekësi, na duhet kthimi i trurit në Kosovë

Prishtinë | 09 Mar 2022 | 12:05 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se çështja më e rëndësishme në shëndetësinë kosovare ka qenë programi legjislativ i cili u miratua me 26 janar të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për udhëzimet që janë nxjerrë nga dikasteri që ai e udhëheq, Latifi ka thënë se synojnë kthimin e trurit të mjekëve në Kosovë.

Duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ministri Latifi tha se synojnë procesin e akreditimeve të programeve siç është ai i programeve të specializimeve, programeve publike dhe private, akreditimi i qendrave të ekselencës, kancerit të gjirit, onkologjisë e disa të tjera.

“Disa prej këtyre duhet ndryshime e plotësime. Kemi edhe 16 udhëzime e rregullore që do ta ndihmojnë shumë shëndetësinë e Kosovës. Shpesh keni dëgjuar për 7 shtyllat. Programi legjislativ, masat ligjore, kthimi i ekspertëve por edhe ruajtja e ekspertëve që i kemi brenda. Duhet të jemi kreativ me format që t’ua lehtësojmë kthimin. Shtylla e tretë është Qendra Klinike të Ekselencës dhe Shërbime të avancuara. Shtylla e katër janë kërkimet shkencore dhe krijimi i kapaciteteve hulumtuese në vendin tonë. Në fushën e mjekësisë jemi gati në fund të listës. Vitin 2019 kemi qenë në fund ndërsa në vitin 2020 nuk jemi në listë fare. E jashtëzakonshme është shpërndarja e hulumtuesve dhe shkencëtarëve”, tha Latifi.

“Ne duhet të krijojmë procese të akreditimit siç është ai i programeve të specializimeve, programeve publike dhe private, akreditimi i qendrave të ekselencës, kancerit të gjirit, onkologjisë e disa të tjera.

“Numër gjashtë është përmirësimi i cilësisë dhe shpërndarja e auditorëve profesionistë. Dhe e fundit është se ne duhet me u ul bashkërisht dhe me bisedu për decentralizimin spitalor që e kemi. Është mirë me analizu procesin sepse kemi njerëz shumë të mençur në Kosovë dhe ndoshta na duhet edhe ekspert nga jashtë. Duhet me analizu se çka ka dalë mirë nga ShSKUK-ja”, tha Latifi.

Të ngjashme