Latifi takohet me delegacionin nga USAID-i, flasin për fushën e prokurimit publik

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të projektit të USAID për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM), kryetari i Komunës së Rahovecit, zSmajl Latifi me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim informues delegacionin nga ky projekt ku është njoftuar më gjerësisht rreth projektit. Në këtë takim është prezantuar qëllimi i këtij projekti që është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies, në bazë të vlerësimeve për performancë më të mirë.

Qëllimi kryesor është ngritja e kapaciteteve sidomos në fushën e prokurimit publik.

Kryetari Latifi, fillimisht ka falënderuar pjesëmarrësit për takimin si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm duke theksuar që ky projekt është shumë i rëndësishëm për komunën e Rahovecit në shtimin e kontrollit efektiv në fushën e prokurimit publik.

Të ngjashme