Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka pritur sot në takim njoftues z. Oleksandr Martynenko, shef i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.
Ata diskutuan rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe procesin e vaksinimit kundër Covid-19.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe”, tha Ministri Latifi gjatë këtij takimi.
Nga ana e tij z. Martynenko, e vlerësoi menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe fushatën e inkurajimit të vaksinimit kundër Covid-19, ndërkohë theksoi përkushtimin e tyre për zgjerimin e fushave të bashkëpunimit, ndërsa Ministri Latifi njoftoi shefin e zyrës së OBSh në Kosovë se Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të shpalos planet afatgjate të zhvillimit të shëndetësisë në vend.