Latifi uron nxënësit për rifillimin e procesit mësimor

Rahovec | 03 Shk 2019 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi,  përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ka uruar rifillimin e procesit mësimor i cili do të fillojë që nga nesër, raporton EkonomiaOnline

Tutje Latifi ka shprehur shqetësim për faktin e humbjes së shumë orëve mësimore dhe shumë ditëve të mësimit.

 Postimi i plotë:

“Të dashur nxënës!

Pas një ndërprerjeje 3 javore të procesit edukativo arsimor, për asyet të cilat të gjithë i dimë, ju nesër po filloni me gjysmëvjetorin e dytë.

Gjatë gjithë këtyre javëve, të gjithë ishim të shqetësuar për faktin e humbjes së shumë orëve mësimore dhe shumë ditëve të mësimit. Megjithatë, na gëzon fakti, që më në fund, u tejkaluan problemet që kishin mësimdhënësit dhe edukatorët tuaj dhe ne si udhëheqje e komunës së bashku me drejtorinë e arsimit do të bëjmë ç’mos që të sigurojmë një mbarëvajtje, tani e tutje, të procesit edukativo arsimor. Shkollat dhe klasat tuaja janë të gatshme që nga dita e nesërme t’ju presin të gjithëve dhe urojmë që asnjëherë më në të ardhmen të mos na paraqiten gjendje dhe situata të tilla, në të cilat për t’u arritur zgjidhja e problemeve, pengohet apo ndërpritet procesi edukativo-arsimor!

Urime për rifillimin e mbarë të procesit mësimor!”

Të ngjashme