Latifi: Zgjatet orari i punës së gastronomisë, largohet bartja e maskës

| 04 Shk 2022 | 17:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se masat e ndërmarra këto dy javë kanë pasur efekt, raporton Ekonomia Online.

Latifi ka njoftuar se është marr vendim lidhur me orën policor, orarin e punës së gastronomisë, bartjen e maskës dhe për posedimin e dy dozave të vaksinës për hyrje-daljet në Kosovë.

Ai edhe më tutje ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, ku për këtë ka thënë se është arma e vetme për tejkalimin e kësaj faze.

“Përgjatë këtyre dy javëve shkalla e pozitivitetit ka qenë 20-25 për qind. Gjatë kësaj kohe kemi pasur edhe raste të vdekjes. Bazuar nga ecuria ne kemi vendosur disa lehtësi por pa e harruar në radhë te parë shëndetin. Zbatimi i masave dhe vaksinimi mbesin edhe më tej arma jonë më e mirë për tejkalimin e kësaj faze dhe menaxhimin në vazhdimësi”, ka thënë Latifi.

Orari i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 00:00 deri në orën 05:00.

Gjithashtu është propozuar që të lejohet hyrja në Kosovë me dy vaksina.

Orari i punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Do të lejohet hapja e fitneseve.

Hiqet obligimi i mbajtjes së masave në ambiente të hapura, ndërsa mbetet obligative në të mbyllura.

Të ngjashme