Laura e shkëlqyer, siguron medaljen për 25 sekonda

Prishtinë | 25 Mar 2023 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Laura Fazliu po shkëlqen në Grand Slamin e Tbilisit. Xhudistja kosovare tashmë është në finale të kategorisë deri 63 kilogramë. Në gjysmëfinale pa asnjë problem e ka kaluar australianen Katharina Haecker, që ishte bartësja e tretë.

Ndaj australianes, Laura fitoi me Ippon maestral. Ajo realizoi hedhje të shkëlqyer pas vetëm 25 sekondave luftë.

Laura po dëshmon që është top-xhudiste.

Dje medalje të argjendta fituan Nora Gjakova e Distria Krasniqi. Tani Laura kërkon medaljen e artë.

Të ngjashme