Benjamin Kololli ka përfunduar një vit fantastik në futbollin zviceran.
Reprezentuesi i Kosovës ishte lider i skuadrës së tij Lausanne me gola e asistime, por klubi bardh e kaltër nuk arriti të mbijetonte në elitën e futbollit zviceran.
Lausanne ka rënë një kategori më poshtë dhe Kololli ka vendosur largimun nga klubi.
Skuadra ka vendosur mos ta bllokoj reprezentuesin e Kosovës dhe i ka vendosur edhe çmimin e largimit prej dy milionë eurove.
Skuadrat më të mëdha zvicerane si Basel, Young Boys dhe Zurich janë të interesuara për të paguar çmimin e kërkuar nga Lausanne.
Ndërkohë Kololli mund ta vazhdojë karrierën edhe në futbollin gjerman ku është skuadra Mainz 05 që po insiston për transferimin e tij.
26-vjeçari ka shkëlqyer këtë vit me paraqitjet e tij ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Sipas mediave helvetike e ardhmja e Kolollit pritet të bëhet e ditur në fillim të muajit korrik.