Derisa mediat në Angli raportojnë se Arsenali është interesuar për Lautaro Martinezin, në Itali thonë se ai do të largohej vetëm për Barcelonën, Real Madridin apo Atletico Madridin.
Sulmuesi ka qenë lojtar i rregullt në ekipin e Argjentinës që e fitoi Copa America këtë verë duke luajtur me Lionel Messin, ndërsa ne edicionin e kaluar e fitoi Scudetton me Nerazzurrët.
The Telegraph ka raportuar këtë javë se Topçinjtë kanë kontaktuar me Lautaron, i cili ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh në kontratën e tij që vlen për klubet joitaliane.
Mirëpo, edhe pse Arsenali mund ta paguajë një shumë prej 90 milionë eurosh që e vlerëson Interi, vet lojtari nuk do të transferohej në Emirates.
Eksperti i Sport Mediaset, Marco Barzaghi, ka thënë se nëse sulmuesi largohet nga zikaltrit, do ta bënte vetëm për klubet e mëdha spanjolle – Barca, Real ose Atletico.