Manifestimi i dështimit institucional dhe papërgjegjshmërisë qeveritare përmes bllokimit të ekzekutimit të pagave
Qeveria Kurti dhe ministri Murati kanë arritur një “sukses” historik, duke bllokuar ekzekutimin e pagave për mjekët, arsimtarët, policët, zjarrfikësit dhe shërbyesit civilë – ata që mbajnë shoqërinë në këmbë. Ky absurd nuk është parë as në kohët kur nuk kishim fare qeveri. Atëherë, edhe në krizat më të rënda, ekzistonte të paktën një sens minimal solidariteti dhe përgjegjësie.
Por sot, me premtimet e mëdha të “ndryshimit”, kemi përjetuar vetëm thellimin e dështimit.
Një qeveri që erdhi me fjalë për mirëqenie dhe drejtësi sociale ka arritur vetëm të tregojë papërgjegjshmëri të plotë, duke lënë pa paga punëtorët më jetikë të vendit. Ndërsa qeveria kënaqet me justifikime boshe, ata që sakrifikojnë për shëndetin, edukimin dhe sigurinë e popullit janë lënë të luftojnë për mbijetesë pa asnjë mbështetje.
Lavdi marrisë, ky është edhe një absurditeti i qeverisë që “kujdeset” për popullin
(Autori është drejtues i Forumit Intelektual E30)