Lavrov në Beograd më 7 qershor

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të shkojë në Beograd më 7 qershor.

Siç raportojnë mediat serbe, duke u thirrur në burime, Lavrov do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lavrov do të shkojë në Serbi tre ditë para kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë vjen në një kohë presioni të madh ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, por edhe përpara bisedimeve të paralajmëruara mes Vuçiqit dhe Vladimir Putinit për gazin.

Lavrov ishte për herë të fundit në Beograd në tetor 2021./Paparaci

Të ngjashme