Lavrov: Problemet e Sirisë duhet të zgjidhen me dialog

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij kolumbian, Carlos Holmes Trujillo tha se problemet e Sirisë dhe Venezuelë duhet të zgjidhen me dialog, dhe jo kërcënime.

Në pyetjen se si i “vlerëson kërcënimet dhe përdorimin e forcës së SHBA-së kundër Venezuelës” diplomati rus Lavrov tha se “Problemi nuk mund të zgjidhet me kërcënime të tilla. Këto shqetësojnë shoqërinë dhe krijojnë iluzione që edhe opozita të mund të vijë në pushtet”.

“Problemet e Sirisë dhe Venezuelës duhet të zgjidhen me dialog. Sipas Rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vetëm sirianët mund ta përcaktojnë të ardhmen e tyre. Ne besojmë se një qasje e ngjashme vlen edhe për Venezuelën”, tha Lavrov.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo pasi tërhoqi vëmendjen se vendi i tij e ka pranuar legjitimitetin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare (AN) Juan Guaido i cili ka shpallur veten president të përkohshëm të Venezuelës tha se “Jemi në dialog të vazhdueshëm me qeverinë që është legjitime për Kolumbinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme