Klubi italian ka arritur tashmë marrëveshje me futbollistin, pritet të gjendet gjuha e përbashkët në mes të dy klubeve, Lazios dhe Veronës
Lazio duket se është mjaft e interesuar për Marash Kumbullën.
Gazetari italian Gianluca DiMarzio raporton se klubi “Biancocelesti” tashmë i ka bërë ofertë Veronës për qendërmbrojtësin shqiptar, përcjell Gazeta Express.
Lazio duket se ka arritur marrëveshje tashmë me futbollistin për një kontratë pesëvjeçare.
Mirëpo, dy klubet nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët rreth shumës së transferit.
20 vjeçari po e bën një sezon fantastik me Veronën përkrah futbollistit tjetër shqiptar, Amir Rrahmani.
Kumbulla ka debutuar si senior në vitin 2018.
Për të, interesim kanë shprehur edhe Juventusi e Interi.
Kartoni i përfaqësuesit shqiptar vlen afro 20 milionë euro.