Lazio ka shënuar një tjetër fitore për të vazhduar formën e mrekullueshme në Serie A e për t’u ngjitur në pozitën e dytë në tabelë.
Ciro Immobile dhe Felipe Caicedo shënuan nga dy gola për fitoren 5 me 1 ndaj Spalit në xhiron e 22-të. Një tjetër gol e realizoi Adekanye, ndërsa te Spali shënoi Missiroli.
Pas 21 ndeshjeve, Lazio ka 49 pikë në pozitën e dytë, pesë më pak se Juventusi që është i pari me 54. Interi ka 48 me 21 ndeshje në pozitën e tretë.