LBK mbështet zgjerimin e sheshit “Xhorxh Bush”: Sjellë përfitime për Kryeqytetin dhe bizneset

Prishtinë | 11 Jan 2024 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e Bizneseve të Kosovës po e mbështet projektin e komunës së Prishtinës  për zgjerimin dhe zgjatjen  e sheshit në rrugën “Xhorxh Bush”.

Në një njoftim për media, LBK thekson se sheshi “Xhorxh Bush” do të sjellë shumë përfitime për Kryeqytetin dhe bizneset.

“Sheshi ne rrugën ‘Xhorxh Bush’ do të sjellë shumë përfitime për komunën e Prishtinës, qytetaret dhe bizneset. Kjo do të krijojë hapësira më të përshtatshme për qytetarët  dhe zhvillimin e bizneseve. Po ashtu, sheshi i ri do të promovojë zhvillimin e prodhimeve vendore dhe do të bëjë Prishtinën një destinacion më tërheqës për turistët. Gjithashtu, ky projekt do të përmirësojë pamjen e qytetit dhe do të rrisë vlerën e pronave në zonën përreth”, thuhet në njoftim.

“Projekte të tilla janë shumë të rëndësishme për rritjen e qytetit dhe për të bërë Prishtinën një destinacion tërheqës për turistët. Është shumë këndshëm të shohim se qyteti ynë po zhvillohet dhe po krijon hapësira të reja për ne të gjithëve. Në afatin e mesëm ky projekt do të sjellë fitime të mëdha. Është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe zhvillimit të Prishtinës. Ndërsa komunën e Prishtinës e ftojmë që në ketë raste të ofrojë zgjidhje dhe shtensionim te situatave komplekse qe mund te derivojne nga sheshi i ri”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme