Lidhja Demokratik paralajmëron shkeljen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe amendamentit 6 të Kushtetutës së Maqedonisë, me formimin e Qeverisë teknike e cila, siç thonë ata, edhe më tej pezullon dhe shkel dispozitat dhe parimet e përfaqësimit adekuat dhe të drejtë të të gjitha bashkësive etnike.
“Dominimi i BDI-së, e cila ka vetëm 13 deputetë nga gjithsej 120 deputetë, tregon dhe vërteton vendosmërinë e LSDM-së për të qenë në pushtet me çdo kusht, duke mos marrë parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore, si dhe interesat e popullit maqedonas shumicë.
Duam të paralajmërojmë se kjo lloj politike nuk ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve dhe manipulimet se është Fronti Evropian etj., nuk kalojnë”, theksojnë nga partia e Pavle Trajanovit.
Ky precedent, siç thonë nga LD, i imponuar nga Kovaçevski ka reflektime të forta për marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për dualizimin dhe kriminalizimin e mëtejmë të shtetit, papërgjegjshmërinë dhe pandëshkueshmërinë e mafies politike që sundon me Maqedoninë.