Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar sot Lëvizjen Vetëvendosje për, siç thotë, “fushatë mashtrimi politik” lidhur me procesin e bartjes së të hyrave vetanake në Komunën e Prishtinës.
Sipas LDK-së, ky proces ka dështuar tre herë, më 21 maj, 12 qershor dhe 27 qershor 2025, për shkak të votimit kundër nga asambleistët e Vetëvendosjes.
LDK thotë se bllokimi ka shkaktuar vonesa në pagesat për shërbime thelbësore dhe ka cenuar funksionimin e kryeqytetit.
Reagimi i sotëm i Vetëvendosjes, që pretendon se ka “zhbllokuar” procesin, sipas LDK-së, është përpjekje për t’u distancuar nga përgjegjësia.
Në reagim thuhet se LDK ka mbrojtur stabilitetin financiar të Prishtinës në çdo seancë, ndërsa Vetëvendosja “ka vepruar kundër interesit të qytetit”.