Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pas veprimit të Kushtetuesës, tash të gjitha palet e dinë si duhet të veprojnë.
Kështu është shprehur ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.
“Gjykata Kushtetuese vendosi, tashme te gjitha palet e dine si duhet te veprohet, jo vetem tani, por edhe ne te ardhmen!”, tha ai.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese sot ka vendosur që dekreti i Presidentit Thaçi që i kërkon Avdullah Hotit formimin e Qeverisë, është kushtetues.
Po ashtu, Kushtetuesja vlerëson se Presidenti i ka shterrur të gjitha mundësitë për formimin e Qeverisë.