LDK-ja bën homazhe tek përmendorja e Enver Malokut, në 20-vjetorin e vrasjes

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 10:38 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 20 vjetorin e vrasjes së Enver Malokut, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë homazhe tek përmendorja e tij, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se edhe pas 20 vjetëve, nuk mund të ketë Kosovë ku sundon rendi dhe ligji, derisa nuk zbulohen kriminelët.

“Sot po bëhen 20 vite të vrasjes së veprimtarit dhe intelektualit Enver Malokut, jeta e tij vepra e tij ka një domethënie të veçantë se si punohet për shtetin në kohën më të vështirë sidomos kur drejton QIK-un. Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite është e papërmbushur  një obligim që e kanë të gjitha institucionet, s’mund te ketë Kosovë të lirë demokratike të zhvilluar ku sundon rendi dhe ligji ku pas 20 vitet nuk zbulohet kush kriminelët që e bëri këtë akt dhe bënë edhe krime të tjera”, tha Beqiri.

Kujtojmë se Enver Maloku, ishte gazetari kryesor i kulturës në Televizionin e Prishtinës, para se të mbyllej nga pushtuesi serb.

Ai u vra pak metra prej banesës së tij në Breg të Diellit, atu ku tani qëndron përmendorja tij. Enver Maloku u vra në sytë e gruas dhe të fëmijëve.

Në komentet e kohës kur u vra, u tha me të drejtë se vrasja e Enver Malokut ishte vepër e qarqeve antishqiptare, të cilat kishin për qëllim të pengonin informimin në gjuhën shqipe.

Të ngjashme