LDK: Demokracia shtetare nuk guxon të rrezikohet nga asnjë qeveri, aq më pak nga një qeveri populliste e cila për tri vite ka bërë plot 10 shkelje kushtetuese

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. 

Sipas tyzre, më 20 tetor 2023 deputetët e LDK-së depozituan rastin në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar dhe faktuar të gjitha shkeljet kushtetuese të këtij Ligji. 

“Vendimi i sotëm përveç se konfirmim i shkeljeve të rënda në një ligj jetik mbi pavarësinë e administratës shtetërore dhe shërbyesve civil, është dhe konfirmim i një praktike tashmë fenomen të shkeljeve kushtetuese nga Qeveria e Kosovës.”, thuhet mes tjerash

LDK-ja siguron qytetarët e vendit se si themeluese dhe bartëse e Republikës, do të vazhdojë të jetë gardiane e Kushtetutës së Republikës. 

Demokracia jonë shtetare nuk guxon të rrezikohet nga asnjë qeveri, aq më pak nga një qeveri populliste e me tendenca autokratike si kjo e tanishme, e cila për tri vite ka bërë tashmë plot 10 shkelje kushtetuese.

Të ngjashme