LDK dy kandidatë për Prizrenin

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 12:36 | Nga

Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur emrat e disa prej kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sipas asaj që është bërë e ditur nga kryesia e partisë, LDK-ja do të rikandidojë të gjithë kryetarët aktualë të komunave që po i udhëheq edhe për një mandat katërvjeçar.

Por, duket se një garë e fortë po bëhet për qytetin e Prizrenit, ku synohet të rikthehet pas një dekade dominimi të PDK-së.

Të premten në një komunikatë nga Kryesia e Degës së LDK , ka kandiduar baxhakun për kryetar të Prizrenit.

Pas debateve me të gjitha nëndegët është marrë vendim që të propozohet Hatim Baxhakun si kandidat për kryetar të Prizrenit”, thuhet në kumtesën e degës, ku gjithashtu potencohet se vendimi është marrë në mënyrë unanime.

Megjithtë, sipas burimeve të Telegrafit, LDK është ndarë në dy taborre rreth kandidatit për kryetar të qytetit të lashtë.

Driton Selmanaj, që vjen prej Komunës së Suharekës dhe është deputet aktual, po e sfidon ish-deputetin dhe njërin ndër personat më të votuar të Prizrenit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, doktorin Hatim Baxhaku.

Telegrafi mëson se kryesia qendrore e partisë po e mbështet Selmanajn, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare mori 35,280 vota, ndërsa pjesa më e madhe e degës mbështet Baxhakun duke përfshirë edhe kryetarin e degës, Haxhi Avdylin.

Por, gjithçka pritet të zgjidhet ditën e mërkure, kur edhe pritet të mblidhet kryesia qendrore e LDK-së, për të vendosur edhe për kandidatin për Prizrenin.

Ish deputeti Hatim Baxhaku ishte lënë jashtë listës për deputet të LDK-së duke u ndëshkuar për kundërshtimet tij në Kuvend rreth demarkacionit me Malin e Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme