Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i cili tregon se ka sërish rritje të çmimeve.
Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi ka akuzuar Qeverinë që nuk po ndërmerr ndonjë masë konkrete për zbutjen e inflacionit.
“Patatja është shtrenjtuar për 21% për vetëm katër ditë; ndërsa sheqeri për 17 cent më shumë. Kafeja dhe çaji janë shtrenjtuar për 80 cent, përkatësisht 1 euro e 10 cent për kilogram. Një litër ujë kushton 11% më shtrenjtë; ndërsa benzina 5 cent më shumë për litër. Rritje ka edhe në produkte të bulmetit dhe të mishit. Qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta vuajnë mbi kurrizin e tyre inflacionin ndër më të lartit në Evropë. Ndërsa pushtetarët merren me tema fiktive.”, ka shkruar Halimi.