Në seancën ku nga PDK-ja është propozuar shkarkimi i anëtarëve të bordit të RTK-së, edhe LDK-ja i është bashkangjitur zërit të opozitës se “RTK-ja po kontrollohet nga LVV”, raporton Ekonomia Online.
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se me ardhjen në pushtet të VV-së është “kapur” bordi i RTK-së ku më pas, sipas tij me dhënien e lajmeve të pa vërtetat u dëmtua interesi publik.
Ai ka thënë se RTK-ja ka prodhuar informacione të rrejshme për koleget e tyre e këto lajme janë shpërndarë në emër të AKI-së.
Kjo sipas tij, ka rrezikuar jetën e qytetarëve të Kosovës, si gazetar të Kosovës, ka helmuar ambientin politik në Kosovë, ka dëmtuar besimin e qytetarëve dhe të partnereve ndërkombëtarë me AKI-në.
“Me ardhjen në pushte të VV-së me mentalitet të kapjes së shtetit dhe pushtetit veprimi i parë ishte shkarkimi i bordit të RTK-së. Si rezultat i VV-së, kapjse së bordit, dhënies së lajmeve të pavërteta u demtua interesi publik, si parti politike ne vendosme që të mos marrim pjesë në programacionet e RTK-së. Prodhuan informacione të rrejshme për koleget e tyre, këto lajme u shpërndan në emër të AKI-së. Ky problem i shkaktuar nga kjo qasje i bazuar në këtë mentalitet të kapjes dhe kontrollit, të prodhimit të informacionit të pavërtet ka rrezikuar jetën e qytetarëve të Kosovës, si gazetar të Kosovës, ka helmuar ambientin politik në Kosovë, ka dëmtuar besimin e qytetarëve dhe të partnereve ndërkombëtarë në AKI-në…”, tha Gashi
Përcjellja e pa ligjshme nga kjo agjenci e gazetareve në Kosovë, ai u shpreh se është antikushtetuese, antiligjore e dëmshme dhe që sipas tij duhet qe të ndalet menjëherë.
“Këto institucione do të mbajnë përgjegjësi penale që kanë monitoruar prodhuar informacione të pa sakta dhe penalisht dhe do të shkojnë në burg”, ka thënë ai./EO/