LDK-ja braktisi seancën, Gashi publikon videon: Qe pse

Prishtinë | 03 Tet 2022 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Me anë të një videoje të publikuar në Facebook, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar duke e arsyetuar largimin nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovë.

Ai në mbishkrimin e videos shkroi se “Largimi nga salla, pse? Shih videon…”.

Në video shihet fjalimi i deputetit Gashi duke thënë se “është më rëndësi me kuptu se kuvendi i merr vendimet me shumicë, ne kemi më shumë se 4 orë që kemi kuorum për vendim dhe kuvendi nuk po voton”.

Sipas tij, kjo nuk është në të mirën e demokracisë e as të parlamentarizmit. Shtoi se si Grup Parlamentar është e paarsyeshme që të vazhdojnë të marrim pjesë në seancë duke pasur parasysh këtë sjellje ku na pamundësohet që disa orë të votojmë mbi bazën e vullnetit të lirë të deputetëve duke pritur që pushteti t’i bëjë 61 deputetë.

“E palogjikshme, jodemokratike e paarsyeshme. Në momentin që kuvendi i ka 61 deputetë, është detyrë e kryetarit të parlamentit të fillojë seancën dhe kuvendi të vendosë me votë të lirë. Grupi Parlamentar i LDK-së largohet nga salla”, theksoi ai.

Të ngjashme