LDK-ja dhe AAK-ja mesazh të ‘prerë’ për Kurtin pas refuzimit të takimit me Vuçiqin

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, ka refuzuar ftesën për takim me Aleksandër Vuçiq me datën 11 maj në Bruksel.

Ky takim ishte paralajmëruar nga përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borel.

Por si po shihet nga kampi opozitar refizumi i ftesës për një takim të tillë?

Arben Gashi, Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së tha për “Gazeta Blic” se nëse Kurti mendon se është duke mbrojt interesat e vendit duke ik prej përgjegjësive, kjo është e drejtë e tij.

Ai tutje theksoi se Kosova duhet të përfaqësohet në të gjitha institucionet para partnerëve ndërkombëtar.

“Kryeministri i Kosovës e ka për detyrë me përfaqësu Kosovën, është detyrë e tij me mbrojt interesat e vendit. Nëse ai mendon se është duke mbrojt interesat e vendit duke ik prej përgjegjësive, atëherë është e drejtë e tij. Gjithesesi unë mendoj se Kosova duhet të përfaqësohet në të gjitha institucionet para partenerëve ndërkombëtar. Mbi të gjitha kjo çështje duhet të sqarohet sepse ende nuk ka detaje të sakta se çfarë ka ndodhë realisht” tha Gashi për “Gazeta Blic”

Ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kërkuar që Kryeministri Kurti të raportojë me transparencë në Kuvend sa i përket dialogut.

“Këto janë data që përcaktohen nga Bashkimi Evropian dhe asht vullnet i zotit Kurti a do t’i respektojë apo jo. Paprakisht përpara se të realiozojë këto takime ai duhet të konsultohet edhe me spektrin e gjerë politik me partitë politike që janë pjesë e palamentit të Kosovës . Ne kërkojmë që zoti Kurti të raportojë me transparencë dhe të ketë parimet e dialogut” tha shkurt Kadrijaj për Gazeta Blic.

Kryeministri Kurti po qëndron ditën e sotme në Bruksel ku është takuar me përfaqësues të lartë të BE-së.

Ai nga atje njoftoi refuzimin e takimit për datën 11 maj me presidetin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ditët e fundit kanë qarkulluar shumë lajme në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, ku dhe është shfaqur një dokument “Non Paper” që flet për një autonomi të serbëve në veri.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se nuk është mirë të bëhen komente në lidhje me këto çështje.

Të ngjashme