Lidhja Demokratike e Kosovës ka filluar orvatjet e para për definimin e kandidatëve për kryetar të komunave.
Në komunën e Vitisë gara partiake do të jetë për vendosjen nëse kandidatë nga kjo parti do të jetë Faruk Nura apo Sokol Haliti. Indeksonline ka marrë një prononcim nga Nura i cili e ka konfirmuar se është në listën e ngushtë.
“Do të jem unë ose Sokol Haliti. Personalisht kam shprehur gatishmërinë dhe kam përkrahjen që të jem kandidat për kryetar të Vitisë. Mbetet të shihet se cili është vendimi final i partisë, por gara do të jetë mes ne të dyve” ka thënë Nura.(Indeksonline)