LDK-ja dorëzoi mocionin me 46 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë, thotë se Kurti nuk reflektoi

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot pasdite, ka dorëzuar nënshkrimet për mocionin  e votëbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Partneri i Albin Kurtit, LDK-ja thotë se i kanë  votat e mjaftueshme, për ta rrëzuar Qeverinë.

Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit e parashohin që: Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.

Bazuar në këto dokumente seanca për votimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti mund të mbahet të hënën, ose më së largu  të mërkurën e javës së ardhshme.

Asnjë zyrtar nga LDK-ja nuk ka dalë të flasë para gazetarëve që kanë pritur përpara Kuvendit të Kosovës.

Por nëpërmes një postimi në faqen e Facebookut, Lidhja Demokratike e Kosovës konfirmoi se, meqë nuk ka pranuar kërkimfalje nga kryeministri Albin Kurti, e ka dorëzuar në ora 16:00 mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, raporton Ekonomia Online.

Një njoftim theksohet se përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari kësaj partie Isa Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij.

“Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thueht në njoftimin e LDK-së.

Të ngjashme