LDK-ja dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Prishtinë | 07 Nën 2024 | 15:16 | Nga Diellza Gashi

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës Ligjin për Zyrtarët Publikë, bashkë me ndryshim plotësimet e saj, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe anëtari i kësaj partie Shkëmb Manaj konsiderojnë se ky ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

Deputeti Zemaj para mediave ka thënë se LDK-ja mendon se nuk duhet të jetë administrata e politizuar, e cila dëmton edhe Kosovën.

“Një ligj i cili ka kaluar nëpër Kuvendin e Kosovës dhe i cili po ashtu ka qenë si vendim i Gjykatës Kushtetuese për papranueshmërinë e disa akteve të cilat kanë të bëjnë më ndërhyrjen direkte në Administratën Publike në logjikën e pushtetit të Vetëvendosjes për kapjen e zyrtarëve publik ta quaj kështu, dhe politizimin e skajshëm i cili e dëmton edhe Administratën në tërësi por e dëmton edhe ecjen e Kosovës drejt integrimeve Evropiane që ka qenë edhe detyrë e jona në vazhdimësi mbi të gjitha kanë qenë edhe kërkesë e partnerëve evropian si mbështetës të kësaj fushe”.

“LDK mendon që ne nuk duhet të lejojmë që të kemi një administratë tërësisht të politizuar sidomos një administrate e cila është investuar shumë që të jetë e pavarur të ushtrojë detyrat e tyre sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në kuptimin e saj të jetë vazhdimësi e një performance të  mirë e jo vazhdimësi e tendencës së partive subjekteve politike që të kemi një politizim dhe një dëmtim mbi të gjitha për interesa klienteliste dhe afera të mëdha korruptive siç kanë ndodh në këto katër vite të këtij pushteti”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme