LDK-ja e kundërshton Projektligjin për çmimet tavan

Prishtinë | 20 Tet 2022 | 11:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj është kundër Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore..

Ajo e ka marrë shembull rastin e vendosjes së çmimit tavan për naftë, thotë se nafta vazhdon ta ketë çmimin e njëjtë, raporton Ekonomia Online.

Edhe partitë e tjera opozitare e kanë kundërshtuar këtë iniciativë. 

“Ne jemi ekonomi e tregut të lirë, ekonomia e tregut të lirë nënkupton ndërhyrje minimale të shtetit dhe nënkupton që çmimet rregullohen në bazë të ofertës dhe kërkesës beso se askush nga ju nuk pret që të shpikni një rend të ri botëror”.

“Me vendosjen e çmimit maksimal të një produkti ju e vrani konkurrencën sepse ju po vendosni çmime të njëjta për të gjithë. Ju më këtë i shtyjeni mijëra dyqane të vogla drejt falimentimit. Kaq sa i përket ligjit të juaj dhe ne nuk do ta përkrahim”.

Të ngjashme