Me zhurmë ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, pas pauzës.
Në rend dite është votimi i dy kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese.
Ndonëse salla e seancave është përgatitur pro votimit, LDK-ja e ka marrë kutinë e votimeve duke e dërguar te vendet ku ulen deputetët e kësaj partie. E tëra kjo vie në saje të kërkesës së opozitës për ta rikthyer vazhdimin e seancës për votimin e komisionit hetimor për energjinë.