LDK-ja ende pa emër për kryeministrin, Abrashi: Jemi shumë më mirë se çfarë po flitet

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës, s’ka dhënë ndonjë emër të kandidatit për kryeministër nga kjo parti, as pas takimit të së shtunës të Kryesisë, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi tha s’kanë diskutuar për emra, por është folur për kriteret që duhet t’i ketë kandidati për kryeministër dhe ata për deputetetë.

“Sot ka qenë një vendim i Kryesisë për të diskutuar për zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është diskutuar për kriteret që  duhet t’i ketë kandidati për kryeministër dhe ata për deputetë. Në ditët e ardhshme gjithsesi se do të diskutojmë edhe për emrat dhe bartësin e listës.”, tha Abrashi.

Ai tha sa sondazhet e qesin LDK-në shumë më mirë se ajo çfarë po flitet në rrejtët sociale.

“Sondazhet LDK-në e qesin shumë më mirë se ajo çfarë po flitet në rrjete sociale e sondazhe të paguara”, tha ai.

Të ngjashme