Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’, kur tashmë procesi i numërimit të votave nga KQZ’ja po shkon drejt fundit dhe LDK-ja sipas rezultateve preliminare renditet e dyta pas VV’së me një diferencë prej 7 mijë votave, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka falënderuar të gjithë simpatizantët e partisë në qytetin e Podujevës, duke thënë se e mbajtën LDK’në si subjektin e parë në Llap.
Faleminderit veprimtarëve, aktivistëve dhe simpatizantëve të LDK-së në Podujevë, që me urtësi, punë e përkushtim e mbani LDK-në në Llap gjithmonë në vend të parë.
Procesi i sotëm zgjedhor rikonfirmoi degën tonë më të fuqishmen në nivel vendi.
Vazhdojmë……