Lidhja Demokratike e Kosovës iniciuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit për çmimin e lartë të naftës, raporton Ekonomia Online.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, ka kritikuar qeverinë për, siç tha, neglizhencë në këtë drejtim.
“Grupi parlamentar i LDK-së informuam kryesinë që kemi ndërmarrë një iniciativë për organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme, seancë të jashtëzakonshme, për rritjen e çmimit të naftës. Çmimi i cili ka ndikuar rritjen e të gjitha çmimeve të tjera dhe si rezultat i kësaj jemi duke u përballur me një krizë financiare. Secili qytetar, secila familje është duke pasur vështirësi për shkak edhe të inflacionit të madh, edhe për shkak të çmimit të naftës. Prandaj me këtë rast jemi në proces të mbledhjes së nënshkrimeve dhe dorëzimit të kësaj iniciative, me çrast do të propozojmë edhe një rezolutë e cila obligon qeverinë që të ndërmarrë masa, masa të menjëhershme”, tha ajo.
