Pas lidhjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm, raporton EkonomiaOnline.
LDK pas pak nis edhe zyrtarisht një nga mbledhjet më të rëndësishme të këtyre muajve të fundit ku pritet të vendoset se kush do të jetë emir i Kryeparlamentarit dhe të tjerë emra të ekzekutivit.
Lidhur me këtë zhvillim, flitet për dy emra: Vjosa Osmani apo Kujtim Shala, por organet vëndimmarrëse të LDK-së ende nuk kanë vendosur se kush do të jetë Kryeparlamentare, raporton EO.
Disa prej deputetëve dhe zyrtarëve të kësaj partie, kanë thënë se kjo mbledhje do të filloj në ora 13:00.
Temë diskutimi në këtë mbledhje do të jetë lidhja e koalicionit ndërmjet LDK-së dhe VV-së.
Kujtojmë se sot gjatë ditën, VV-ja dhe LDK-ja kanë bërë me dije se kanë arritur marrëveshjen e koalicionit. Nesër pritet të zyrtarizohet dhe të votohet në Kuvendin e Kosovës.