Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur kryesinë e partisë.
Kryetari Isa Mustafa bashkë me Avdullah Hotin, Vjosa Osmanin, Arben Gashin, Ismet Beqirin dhe Haxhi Avdylin janë parë duke hyrë në takim.
Mbledhja e tyre vjen sot pasi Kuvendi i Kosovës caktoi që seanca për formimin e qeverisë të mbahet të hënën.
Siç mëson EO, në këtë takim do të diskutohet për seancën e 3 shkurtit, ku pritet të votohet qeveria e re.