Lidhja Demokratike e Kosovës nesër, e enjte, do të mbledhë Kryesinë e partisë, mëson KTV-ja.
Pas takimit do të ketë edhe deklaratë për media.
Në këtë takim pritet të diskutohet për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, pas deklarimit të kryetarit Albin Kurti, se një e tillë nuk është arritur.
Albin Kurti, përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se përkundër përpjekjeve nuk kanë arritur të dakordohen me LDK-në për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së do të mbahet disa orë para seancës konstituive, që pritet të nisë në orën 15:00.