LDK-ja në Gjilan themelon grupin punues për koalicionin qeverisës

gjilan | 10 Jan 2018 | 09:46 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës ka krijuar një grup negociator për të biseduar me subjektet e tjera në lidhje me koalicionin qeverisës.

Avdyl Aliu, këshilltar komunal nga radhët e LDK-së, deklaron se ata kanë formuar grupet punuese të cilat do të merren me çështjen e krijimit të koalicionit dhe se do të bisedojnë me të gjitha subjektet politike për të parë qëndrimet e tyre sa i përket mundësisë së arritjes së ndonjë marrëveshjeje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai thotë se deri tani kanë takuar disa parti politike, porse jo ato që kanë më së shumti ulëse në Kuvend, VV-në dhe PDK-në. Në këtë kontekst, ka bërë të ditur se ende nuk e kanë ndonjë emër për kryesues të KK-së.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim sa i përket çështjes së koalicioneve. Dhe se deri tani nuk kemi ndonjë emër sa i përket kryesuesit të Kuvendit Komunal. Ne kemi qëllim që të kemi bashkëqeverisje të gjerë dhe çështja e kryesuesit varet nga ne sesi i zgjedhim gjërat me partitë të cilat negociojmë. Ne do të tregojmë një vullnet të mirë për bashkëpunim dhe kemi filluar disa takime me partitë, mirëpo ende nuk jemi takuar as me PDK-në apo VV-në”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme