Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për medie për sot në ora 14:00.
“Sot (e shtunë), më datë 2 maj 2020, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie, në selinë qendrore”, është thënë në njoftim.
LDK nuk ka treguar arsyen e konferencës.
Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese, caktoi masë të përkohshme për dekretin e presidentit Hashim Thaçi me të cilin e nominoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër të ri të vendit. Ishte paraparë që sot të mbahej seanca për votimin e Qeverisë Hoti.