Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë e cila dështoi të konsumojë pikat e rendit të ditës.
Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mbledhja e sotme reflekton mungesën e kompetencës së kryeministrit në dorëheqje dhe qeverisë së tij me 80 zëvendësministra, shkruan lajmi.net.
Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:
Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje dhe mega qeverisë së tij, me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë.
Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese:
falja e 50 mil euro prodhuesve të ujit,
ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,
urdhërimi i prokurorit si të veprojë në një rast hetimor,
shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,
shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
vendimi, e më vonë tërhqeja, për shpronësim të një objekti privat,
dhënja e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.
Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë.
Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë.