Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi-Sadiku, në fundjavë e ka përfaqësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane (EPP), në Lisbonë.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se ky subjekt si anëtar i Partive Popullore Evropiane vazhdon të ndajë e të angazhohet për promovimin e vlerave të përbashkëta me familjen evropiane lirinë, solidaritetin, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.
“EPP përfshin 82 parti dhe partnerë nga 46 shtete të Evropës duke mbetur grupi më i madh në Parlamentin Evropian”.
“Në takimet me përfaqësues të partive simotra, nënkryetarja Mjekiqi kërkoi mbështetjen e tyre për procesin e liberalizimit si dhe atë të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e LDK-së.